Një burrë dyshohet se ka sulmuar një polic në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, teksa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.