Është arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar vajzën e tij.
Viktima nuk e ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.