Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se sërish dy ekipe do të jenë pjesë e Evropës, shkruan Klan Kosova.
FFK-ja këtë e ka bërë të ditur pasi UEFA ia ka komunikuar këtë gjë zyrtarisht.
Skuadra që shpallet kampione në Superligën e Kosovës do të merr pjesë në parakualifikim të Ligës së Kampionëve kurse ajo që triumfon në Kupën e Kosovës do të marr pjesë në rrethin parakualifikues të Evropa Ligës.
‘Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze.’-shkruhet në njoftimin e FFK-së