Lajmet e fundit

Galeria Kombëtare e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar edicionin e 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Çmimi Gjon Mili 2015.
Ekspozita është e kuruar nga Richard Birkett dhe titullohet "Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika". Hapja e ekspozitës do të bëhet të premten më datë 7 gusht në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli ka thënë se ishte nder të punohet me Richard Birkett, i cili është kurator në Artists Space në Neë York. Ai tha se në vizitën e tij të parë në Kosovë, Birkett ka pasur rastin të njoftohet me ngushtë me kontekstin e skenës së fotografisë bashkëkohore në vend duke takuar artistë nga gjenerata të ndryshme, gjë qe i ndihmoj atij ne përzgjedhjen e artistëve pjesëmarrës. Më 28 korrik Galeria shpalli emrat pjesëmarrës të ekspozitës, të cilët janë 20 artistë lokal dhe ndërkombëtare nga fusha e fotografisë.
Shkololli gjithashtu ka prezantuar tre emrat e jurisë dhe ka folur për punën dhe prapavinë e tyre. Juria e Gjon Milit 2015 që do të përzgjedhin fituesin e edicionit të 14-të të Gjon Milit përbëhet nga kuratorja dhe shkrimtarja nga Turqia Fulya Erdemci, kuratorja dhe botuesja e fotografisë bashkëkohore nga Austria Christine Frisinghelli dhe fotografi Kosovar Blerim Racaj.
Kuratori Richard Birkett tha se ndjehet i nderuar dhe se ishte kënaqësi që iu dha mundësia e kurimit të edicionit të 14-të të ekspozitës Gjon Mili në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Birkett foli gjerësisht mbi konceptin e ekspozitës të quajtur “Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika” ku tha se për të krijuar konceptin është inspiruar nga vet Fotografi Gjon Mili, emrin e të cilit artist e mban kjo ekspozitë.
“Duke punuar me inxhinierin e njohur Harold Edgerton ne Massachusetts Institute of Technology / Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MTI), Gjon Mili ishte një pionier në përdorimin e instrumenteve stroboskopike për të kapur një sekuencë të veprimeve në një fotografi të vetme. Kjo më intrigoi dhe fillova të mendoja më gjërë për relacionin e fotografisë dhe shkencës dhe rolin e rëndësishëm që fotografia luan përmes shkencës në jetën tonë të përditshme.”
“Fotografia dhe prodhimi e prezantimi i imazheve me të vërtetë kanë një ndikim të madh në mënyrën se si e shohim botën përmes metodave shkencore” shtoi Birkett.
Brikett poashtu tha se ka bërë bashkë një numër të artistëve ndërkombëtare dhe lokal të cilët formojnë një grup të perspektivave të ndryshme të imazheve, koncepteve, ideve dhe të cilët elaborojne me punën e tyre pikërisht mbi relacionin e fotografisë me logjistiken dhe shkencën.
Artistët pjesëmarrës të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Çmimi Gjon Mili 2015 janë: Din Azizi, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Ëeizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri
Juria e ekspozitës në përbërje të Fulya Erdemci, Christine Frisinghelli dhe Blerim Racaj do të përzgjedhin fituesin e edicionit të 14-të të Gjon Milit, të cilit do t’i ndahet shuma prej 1000 Euro.