Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e policisë së Greater Manchester në Stokholm, janë takuar me homologët e tyre holandezë dhe suedezë për të diskutuar impaktin e sulmit të natës së kaluar në Manchester Arena, në finalen e së mërkurës mes Manchester United dhe Ajax në kuadër të Europa League.
Është kuptuar se delegacioni i GMP-së, i udhëhequr nga shefi John O’Hare, kanë qenë gjatë tërë natës në komunikim me kolegët me bazë në Manchester.
Ndërkohë, UEFA ka pranuar një kërkesë nga klubi që të mos i mbajnë konferencat për shtyp gjatë kësaj mbrëmjeje.