Lajmet e fundit

E ardhmja e Granit Xhakës në Arsenal mund të jetë në dyshim.
Mes mesfushorit zviceran dhe klubit janë duke u diskutuar kushtet për një kontratë të re, pasi marrëveshja e 28-vjeçarit skadon brenda dy vjetësh, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se ish-kapiteni i Borussia Monchengladbach, i cili u soll nga Arsene Wenger më 2016, është në një situatë të ngjashme me Bernd Leno në klub, pasi të dyve kontratat u skadojnë në verën e 2023, megjithatë të dy lojtarët nuk janë i interesuar për t'u ulur dhe për të arritur një marrëveshje të re për të qëndruar.
Arsenali ka vendosur për një rishikim të skuadrës, madhësia e së cilës nuk është parë në vite, me të njëjtin raport të Guardian që thotë se deri në pesë emra të skuadrës së parë janë në garë për të lënë Emirates Stadium këtë verë, me të tjerët si Hector Bellerin, David Luiz dhe një mori lojtarësh huazimi e që të gjithë janë gati për transferim.