Lajmet e fundit

E ardhmja e Mousa Dembele-së te Tottenham Hotspur është në dyshime, sipas raportimeve më të fundit në media.
Mesfushori, sipas The Telegraph, po kërkon një zgjatje trevjeçare të kontratës e cila do ta mbante atë te ky klub deri më 2022.
Megjithatë, thuhet se Spurs ka hezituar që t’ia përmbushë këtë kërkesë 30 vjeçarit, i cili tani po refuzon që të negociojë për një kontratë të re, deri pas Kupës së Botës.
Atij do t’i mbeten vetëm 12 muaj në kontratën e tij në fund të sezonit aktual, dhe ka ngjallur interesimin e disa klubeve me renome në Evropë, pas performancave të tij të mira në Ligën e Kampionëve.