Sot është dita e tretë e bllokadës së objektit të Radio Televizionit të Serbisë në Beograd, e cila organizohet nga studentët.
Ata kërkojnë raportim objektiv nga shërbimi publik dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Trupit Rregullator të Mediave Elektronike, të cilët nuk u zgjodhën pavarësisht afateve ligjore.
Kjo bllokadë ka ndikuar në skemën programore të RTS-së, pasi sot për herë të parë që nga fillimi i bllokadës, punonjësit e këtij mediumi nuk kanë shkuar në punë të shoqëruar nga policia dhe RTS nuk ka transmetuar programin e mëngjesit. Në vend të tij janë dhënë lajmet nga një studio e improvizuar me siç thuhet, vështirësi teknike.
Redaksia e RTS-së dënoi, siç deklaroi, bllokimin e paligjshëm të objekteve të tyre dhe u bëri thirrje studentëve që t'i lënë punonjësit të kryejnë punën e tyre pa pengesa.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.