Lajmet e fundit

Dekada të tëra pasi vdiq, vetëm në moshën 24 vjeçare, pothuajse askush nuk foli për Anna Lehnkering.
Sipas certifikatës së saj të vdekjes, Lehnkering, që dikur ëndërronte të punonte si infermiere, vdiq nga peritonitisi, transmeton Klan Kosova.

Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo vdiq në dhomën e gazit, siç vdiqën qindra persona të tjerë nga nazistët gjatë projektit “Aktion T4”.
Ky projekt kishte për target njerëzit me aftësi të kufizuara dhe të sëmurët, të cilët nazistët i konsideronin si të panevojshëm. Nga janari i vitit 1940 e deri në gusht të vitit 1941 në gjashtë vende të kontrolluara nga Gjermania vdiqën 70 mijë persona.

Në esencë ky projekt konsiderohet si model shembull për vrasjet makabre që historia i njeh si Holokausti.
“Ishte një model për vrasjet masive që ndodhën në kampet e koncentrimit të nazistëve”, u shprehur kryetari i Parlamentit gjerman, Norbert Lammert gjatë ceremonisë së të premtes për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare në Kujtim të Viktimave të Holokaustit.
Në ceremoninë e së premtes iu kushtua vëmendje e veçantë atyre që vdiqën në dhomat e gazit, siç ishte rasti i Lehnkering.
Vdekje nga uria
Shumë persona me aftësi të kufizuara dhe me probleme të shëndetit mendor u lanë të vdesin nga uria, vdiqën nga neglizhenca, vdiqën duke qarë pa i dëgjuar askush thirrjet e tyre për ndihmë.
Tre vjet pas vdekjes së Lehnkering, Ernst Putzki i shkroi nënës së tij për të përshkruar kushtet çnjerëzore në institucionin ky ai ishte mbajtur në Ëeilmuenster të Gjermanisë Perëndimore.
“Vdekja nga uria është shumë afër dhe askush nuk e di kush tjetër do të vdes”.
“Përpara, njerëzit vriteshin më shpejt dhe trupat e tyre digjeshin në agim. Por kjo gjë shkaktoi rezistencë tek banorët”.
“E prandaj, tani neve vetëm na lënë të vdesim nga uria” shkruante ai në letrën drejtuar nënës së tij.
Kjo letër nuk shkoi kurrë në destinacionin për ku ishte shkruar, por u lexua këtë të premte në ceremoninë e kujtimit të viktimave nga aktori Sebastian Urbanski i cili ka Sindromë Doën.
Sipas certifikatës së vdekjes, Ernst mbijetoi edhe dy vjet pas kësaj letre, për të vdekur në janar të vitit 1945 nga pneumonia.
Nuk kemi folur kurrë për tezën time

Njerëzit sikurse Lehnkering dhe Putzki janë ndër viktimat e harruara të regjimit nazist.
Sigrid Falkenstein, që është mbesa e Lehnkering, nuk kishte idenë më të vogël që tezja e saj ishte në mesin e 300 mijë personave të sëmurë të cilët u vranë nga nazistët. Këtë gjë e kuptoi në vitin 2003 kur lexoi emrin e saj në një listë.
“Në familjen time nuk kemi folur asnjëherë për tezën time”.
“Për një kohë të gjatë, viktimat, të mbijetuarit dhe familjarët e tyre ishin të stigmatizuar nga Gjermania Perëndimore dhe Lindore”, u shpreh Falkenstein.
Këtë të premte në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të Holokaustit u bë thirrje që të tregohet historia e secilit.