Lajmet e fundit

Në qytetin e Brukselit është marrë vendim që të kufizohet shitja e pijeve alkoolike gjatë kampionatin evropian, që do të mbahet në Francë.
Kjo masë është ndërmarr për të parandaluar shqetësimet dhe pengesat në publik nga konsumuesit e tepërt gjatë kësaj ngjarjeje.
Kjo ndalesë vlen nga data 10 qershor deri më 10 korrik, pra tërë kohën sa do të zgjas Euro 2016.
Ndalesa vlen nga ora 23:00 deri në 7:00, kurse nga kjo masë nuk janë të prekura kafiteritë dhe restaurantet, shkruan brussels.eu, transmeton Klan Kosova.