Policia e Austrisë kanë arrestuar një burrë që mediat lokale po e përshkruajnë si “Hitleri i dyfishtë”, për shkak të shkeljeve të ligjeve dhe sipas tyre ai ka lëvdëruar kohën e nazistëve.
Dëshmitarët kanë thënë se 25 vjeçari që ka mustaqe si të Hitlerit, ka model flokësh si të tij dhe kostume që vishte Hitleri, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë ka thënë se djaloshi, që e quan veten, Harald Hitler, është arrestuar të hënën në mbrëmje pasi është parë disa herë duke tentuar të hyjë në shtëpinë ku ka lindur Hitler, në qytetin Braunau am Inn, që është në kufi të Austrisë me Gjermaninë.
Sippas BBC, djaloshi së fundmi është zhvendosur në këtë qytet.
Madje shitëist në libraritë e këtij qyteti kanë thënë se ai gjatë vikendit ka qenë i interesuar që të blejë libra që kanë të bëjnë me Luftën e Dytë Botërore.
Të lëvdërosh Hilterin ose nazistët është krim në Austri, e cila ishte e aneksuar nga Gjermania Naziste në vitin 1938.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.