Lajmet e fundit
Tifozët e New York Red Bull janë tallur me Andrea Pirlon e Frank Lampardin, dy përforcimet e reja të New York Cityt.

Jeta tek New York City nuk ka filluar mirë për dyshen evropiane, Andrea Pirlo dhe Frank Lampard.
Pas të qenit bashkë në humbjen e skuadrës ndaj Montreal Impact në fillim të muajit, dyshja luajti edhe të hënën mbrëma ndaj New York Red Bulls.
Të dy, jo vetëm që u mposhtën, por edhe u tallën nga fansat e skuadrës kundërshtare.
Tifozët e skuadrës Neë York Red Bulls shpalosën një ‘banner’ ku shfaqeshin fituesit e Champions League, Lampard me Chelsean e Pirlo me Milanin, me shkopinj mbështetës nën të cilët shkruhej “City, shtëpi pleqsh”.
Rivaliteti është duke u bërë më i madh përpjestimisht me rritjen e popullaritetit në shtetin më të fuqishëm në botë.