Lajmet e fundit

Ndërsa Interi dhe Paris Saint-Germain përgatiten për ballafaqimin e madh në finalen e Ligës së Kampionëve 2025, një fakt intrigues po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e adhuruesve të futbollit: në gjashtë finalet e fundit të kompeticionit, vetëm skuadra fituese ka arritur të shënojë gol.
Edhe më intriguese bëhet kjo shifër kur dihet se në mesin e atyre gjashtë finalistëve që kanë humbur pa shënuar qoftë edhe një gol, janë pikërisht Interi dhe PSG. Të dyja këto skuadra e kanë përjetuar këtë dhimbje, dhe sonte kanë mundësinë ta thyejnë këtë mallkim – në kurriz të njëra-tjetrës.
Si u ndanë skuadrat e gjashtë finaleve të fundit:
Finalja e para dy viteve në Stamboll ende nuk është harruar në kampin zikaltër. Interi u mposht 1-0 nga Manchester City, pavarësisht se pati disa mundësi të arta për të barazuar. Kjo ishte hera e parë që Interi rikthehej në një finale pas më shumë se një dekade, dhe mungesa e efikasitetit u dënua menjëherë.
Në vitin 2020, PSG luajti finalen e parë në histori, por u mposht 1-0 nga Bayern Munich. Me yje si Mbappe, Neymar dhe Di Maria, pritshmëritë ishin të mëdha, por loja e kujdesshme e bavarezëve i la pa trofe – dhe pa asnjë gol të shënuar. Tash, në një tjetër finale, pa Neymarin dhe me Mbappen, parisienët janë nën presion maksimal.
Fakti që të dyja skuadrat kanë qenë palë humbëse në këtë “mallkim modern të finales” e shton ndjeshëm peshën psikologjike të takimit. Asnjëra nuk do ta përjetojë për herë të dytë ndjenjën e finales pa gol. Por nëse historia përsëritet për të shtatën herë, njëra prej tyre do të detyrohet ta shohë trofeun duke u larguar... në heshtje.
Se çka do të ndodhë në fund, përgjigjen do ta mësojmë sonte në kanalet e platformës televizive Artmotion. /Klankosova.tv