Lajmet e fundit

Në Detroit ka ndodhur një ngjarje befasuese. Kjo pasi në mes të natës, u pa një trevjeçar i veshur me pizhama derisa po sillej vërdallë një pike karburanti.
Vogëlushi u filmua në mëngjesin e së enjtes në mes të acarit, rreth orës 4:30, nga një stacion lokal, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.
Trevjeçari sipas policisë po kërkonte nënën e tij, e cila e kishte lënë të vetme në apartamentin e tyre.
Nëna dhe djali i saj u bashkuan shumë shpejt me ndihmën e policisë, por që pamjet pos a të shihni djaloshin teksa sillej në një mënyrë të tillë në mes të acarit, janë tejet të frikshme.