Kompania e automobilave Ford, ka deklaruar se është duke punuar në prodhimin e një veture e cila do të funksionojë pa timon dhe do ta ketë aftësinë që të vetë-vozitet.
Presidenti i kompanisë Mark Fields, e ka dhënë këtë lajm në një ngjarje në Palo Alto në Kaliforni të SHBA-ve, duke deklaruar se kjo super veturë do të dalë në shitje në vitin 2021.
Ford ka deklaruar se po investon shumë në krijimin e kësaj makine, për të cilën po ashtu ka thënë se nuk do të ketë fare nevojë ta vozisë një njeri.
“Siç edhe mund ta paramendoni, eksperienca brenda një veture ku s’do t’ju duhet të bëni asgjë do t’ua ndryshojë jetën. Nëse doni mund të punoni e të bëni çdo gjë tjetër gjatë rrugës, dhe makina do të ecë vetë”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.