Lajmet e fundit

Disa persona ndihen rehat me ndërrimin e roleve sa i përket dominancës dhe pasivitetit gjatë marrëdhënieve seksuale ndërsa disa e kanë këtë problem.
Në qoftë se partneri juaj funksionon seksualisht duke u bazuar në pritje për të marrë atë çka ju i ofroni, do të jetë problematike që ai të kalojë në rolin për të marrë iniciativa.
Madje, ai mund të bëhet irritues në qoftë se e shtyni atë jashtë pozicionit të zakonshëm, transmeton Klan Kosova.
Në mënyrë që të arrini atë që doni, me gjentilesë testoni fleksibilitetin e tij duke i dhënë një kërkesë specifike -me instruksione të detajuara- rreth formës që dëshironi që ai të ju qaset.
Normalisht kjo cilësohet si dominancë, kështu që do të ju duhet të bëni ca lojëra fillimisht.
Shkëmbimi i fuqisë në çdo lidhje – qoftë në aspektin seksual apo jo – është kompleks dhe dinamik. Nuk është për tu çuditur që rolet tuaja jashtë aktivitetit seksual mund të jenë të ndryshme.
Mendohuni mirë rreth identitetit tuaj seksual dhe se a jeni të gatshëm të lejoni një disbalancë tek fuqitë tuaja seksuale që tashmë i keni vendosur; lëvizje të tilla mund të rrezikojnë shkëndijën tuaj erotike.