Një burrë nga New Jersey ka deklaruar para shumë kohësh që e ka idhull Adolf Hitlerin duke ndryshuar edhe mbiemrin e tij që t'i përshtatet atij të diktatorit nazist, transmeton Klan Kosova.
Isidore Heath Campbell, 43 vjeçar ka aplikuar që të ndryshojë mbiemrin e tij, kërkesë kjo e cila është miratuar edhe nga gjykata në New Jersey.
Ndryshimi i mbiemrit të tij do të realizohet më 8 maj të këtij viti.
"Unë ka marrë mbiemrin e një heroi. Hitleri është një hero, sepse ai shpëtoi Gjermaninë, ai solli ekonominë në Gjermani, i ndërtoi rrugët në Gjermani, u dha njerëzve më shumë vende pune. Unë jam shumë krenar ", tha Campbell.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.