Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është ndryshuar data e mbajtjes së finales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja në mes Prishtinës dhe Llapit do të luhet më 22 maj nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
“Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj”, shkroi KF Llapi në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së është përcaktuar se Prishtina do të jetë skuadër vendase ndërsa Llapi do të jetë skuadër mysafire.
Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së, ndërsa çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.