Ethet, humbja e shijes ose nuhatjes ishin shenjat e para paralajmëruese të infektimit me COVID-19, mirëpo tani ato kanë ndryshuar.
Aplikacioni i simptomave, në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se dhimbja e fytit është shenjë më e zakonshme e COVID-19, shkruan The Sun.
Profesor Tim Spector, bashkëthemelues i aplikacionit Covid ZOE, i tha “The Independent”, se shumë njerëz ende po përdorin udhëzimet e qeverisë për simptomat "të cilat janë të gabuara", transmeton klankosova.tv.
“Për momentin, COVID-19 fillon tek dy të tretat e njerëzve me dhimbje të fytit. Ethet dhe humbja e nuhatjes janë vërtet të rralla tani – kështu që shumë të moshuar mund të mos mendojnë se nuk kanë COVID”, ka thënë ai.
Infeksionet me COVID-19, në Mbretërinë e Bashkuar, janë rritur 72 përqind që nga muaji i kaluar.
Aktualisht ka rreth 176,090 raste të reja simptomatike ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Zyra për Anketën e Statistikave Kombëtare të Infeksionit sugjeron se rreth 1 milion njerëz janë aktualisht të infektuar.
Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje që britanikët të marrin vaksinat kundër COVID dhe gripit përpara një rritjeje “shkatërruese” të virusit në dimër. /klankosova.tv/
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.