Lajmet e fundit

Shefi i batalionit të zjarrfikësve, David Acuna, i cili ka dhënë një kontekst se sa të jashtëzakonshëm janë zjarret për këtë periudhë të vitit në California.
"Ne kemi vetëm dy herë të tjera në 30 vitet e fundit ... patëm një zjarr të madh në janar dhe megjithatë ja ku jemi", tha ai për bbc, transmeton klankosova.tv.
Acuna thotë se zjarri i Eaton mund të jetë zjarri i dytë i madh i muajit, diçka që është "e paprecedentë".
“Është e mahnitshme që ky ndryshim klimatik dhe këto kushte kanë çuar atje ku jemi tani në një pozicion të konsiderueshëm kërcënimi”, thotë ai.
Zakonisht, janari do t'u jepte kohë ekipeve të zjarrit për të "rikuperuar", shton Acuna.
Stafi është reduktuar dhe "ne bëjmë projekte për të përgatitur pranverën dhe fillimin e verës së ardhshme - por tani ne jemi të gjithë jashtë për të luftuar zjarret dhe për të shpëtuar njerëzit".