Lajmet e fundit

Edicioni VI i Festivalit të Artit Bashkëkohor “Art Kontakt 2015”, me Titull SUSPENDED, vjen me një risi të veçantë ku në qendër ka si objektiv temën e“KOMUNIKIMIT” në një bashkëveprim të arteve pamore me të gjitha format e tjera të artit si: muzikën, arkitekturën, dizainin, dhe dancin bashkekohor.
Temë kjo, e cila krijon një urë lidhëse midis këtyre disiplinave artistike, duke zhdukur një kohësisht të gjitha pengesat dhe kufinjtë që ekzistojnë mes tyre.
Komunikimi është një temë sa origjinale aq dhe e ndjeshme në kohën që jetojmë, sepse sistemi i ri kapitalist dhe drejtë globalizimit ka bërë që komunikimi të shikohet dhe lexohet në shumë plane dhe forma.