Penisi po tkurret dhe organet gjenitale po deformohen për shkak të ndotjes, paralajmëroi një shkencëtare mjedisore në një libër të ri që detajon sfidat me të cilat përballet riprodhimi njerëzor.
Shanna Swan shkruan se njerëzimi po përballet me një "krizë ekzistenciale" në shkallën e fertilitetit si rezultat i ftalateve, një kimikat i përdorur në prodhimin e plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Si rezultat i kësaj ndotjeje, një numër gjithnjë e në rritje i foshnjave po lindin me penis të vogël, shkruan Swan.
Libri i saj, i titulluar "Numërimi Mbrapsht", shqyrton "se si bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore".
Hulumtimi i Swan filloi duke shqyrtuar sindromën e ftalatit, diçka e vërejtur te minjtë, e cila zbuloi se kur fetuset ekspozoheshin ndaj kimikatit, ato kishin të ngjarë të lindnin me organe gjenitale të tkurrura.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.