Lajmet e fundit

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Indisë, Delhi është rritur në nivele jashtëzakonisht të rënda.
Monitoruesit regjistruan nivele ndotjeje prej 1500 në orën 15:00, sipas kompanisë së teknologjisë IQAir - 15 herë më shumë se niveli që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të kënaqshme për frymëmarrjen.
Ajri toksik ka ndërprerë shërbimet e fluturimit dhe tashmë ka bërë që autoritetet të mbyllin shkollat dhe të ndalojnë punimet e ndërtimit në qytet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi Lahore, në Pakistanin fqinj, gjithashtu regjistroi nivele të ndotjes mbi 1000.