Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka zbardhur takimin e kryeministrit Edi Rama, me Ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Todd Robinson.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se takimi është realizuar për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Më tej, thuhet se në takim u diskutua dhe mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.
“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.
Robinson zhvilloi një vizitë edhe në Prokurorinë e Posaçme ku takoi kreun e saj, Altin Dumani. Aty zyrtari i lartë amerikan tha se ShBA mbështet integrimin në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore.
Zyrtari i lartë amerikan takoi edhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe atë të drejtësisë Ulsi Manja. /tvklan
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.