Një burrë nga Karolina e Veriut tha se ndihma për një fqinj doli të ishte një lëvizje fitimprurëse e cila e çoi në fitimin e çmimit të parë prej 100 mijë dollarësh.
Ronald McCorrister i tha zyrtarëve të lotarisë se ishte duke e ndihmuar fqinjin që ta rregullonte veturën, dhe kishin nevojë të shkonin në një pompë derivatesh.
“Na u desh të merrnim karburant. Ai më çoi në një pikë shitëse në ë cilën nuk shkoj zakonisht. Hyra dhe bleva disa bileta”.
“E shikova dhe pash shumën 100 mijë dollarë. Vazhdova të shikoja për t’u siguruar që vërtet po shihja atë që po shikoja. I tregova mikut tim dhe më dha diku rreth 15 përqafime gjatë asaj rrugë për në shtëpi”, tha McCorrister.
Ai u shpreh se planifikon të vendosë disa para për tregtimin e automjetit të tij dhe se me pjesën tjetër nuk e di ende se çka të bëjë.
Fituesi tha se ende nuk i besohej edhe në momentin kur shkoi në seli të lotarisë për ta marrë çmimin.
“Jam i tronditur. Është thjesht çmenduri. Padyshim që unë dhe gruaja ime do të shkojmë në ndonjë vend vërtet të bukur për të ngrënë”, përfundoi fatlumi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.