Lajmet e fundit

Mbreti Abdullah II i Jordanisë mori pjesë sot në operacionet ajrore në Gaza, tha ushtria jordaneze.
Gjashtë avionë C130, duke përfshirë tre nga Jordania dhe tre të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Franca hodhën ndihma mbi enklavën, e cila përfshinte ushqime të gatshme, thanë zyrtarët, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Abdullah kishte marrë pjesë gjithashtu në operacionet ajrore mbi Gaza në fillim të këtij muaji.