Kombëtarja e Shqipërisë, më 15 qershor nis aventurën e saj në Kampionatin Evropian "EURO 2024", në përballjen kundër Italisë.
Të drejtën ekskluzive të ndeshjeve të evropianit do t'i ketë Klan Kosova.
Të paktën tri ndeshjet e kombëtares shqiptare, do të jenë nën komentimin e të madhit Dritan Shakohoxha, i cili kthehet në Klan Kosova pas pensionimit.
Këtë ai e bëri të ditur në Podcastin
"Versus" në Telesport.al transmeton Klankosova.tv
Nuk e kishte ndërmend që të kthehej por ishte dikush që e bindi ta bëntë këtë gjë.
"Nuk e kisha në mend ta bëja këtë gjë, madje isha betuar se nuk do të kthehem kurrë. Megjithatë, me këmbënguljen e mikut tim të vjetër Arlind Sadikun e Klan Kosovës, më bindën që të kthehem në Klan Kosova”, tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.