FC Ballkani e luan sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti në Evropë.
Kampioni i Kosovës kërkon fitore në Irlandë të Veriut, ndaj Larnes, në duelin që fillon në orën 21:00, i vlefshëm për rrethin e tretë eliminator në Conference League, njofton Klankosova.tv.
Për t'ua mundësuar tifozëve dhe qytetarëve të Suharekës, që ta shikojnë këtë përballje "jetë a vdekje" për vazhdimësinë e kampanjës evropiane, klubi suharekas ka vendosur që atë ta transmetoj direkt në sheshin e qytetit, përmes një ekrani gjigant.
Për këtë ka njoftuar vetë Ballkani, përmes faqes zyrtare në facebook.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.