Referi turk, Halil Umut Meler do të referojë ndeshjen e grupit E, atë të Belgjikës ndaj Sllovakisë që zhvillohet të hënën.
Meler në dhjetor të vitit 2023 u rrah në fushë nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca menjëherë pas barazimit 1-1 të Ankaragucu me Rizespor në Super Ligën Turke, shkruan Klankosova.tv
Sikur të mos mjaftonin goditjet nga Koca, posa u rrëzua ajo u godit përsëri me shkelma në kokë nga disa persona.
Pas incidentit Meler kishte thënë se atë episod nuk do ta harronte asnjëherë në jetë.
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.