Pas dueleve Denver – Lakers dhe Dallas – Miami këtë të enjte në transmetim nga NBA në platformën Artmotion do të jetë edhe ndeshja interesante në mes Atlantës dhe Phoenix.
02:00 PHOENIX – ATLANTA ART SPORT 1
Phoenix sfidon Atlantën në duelin e mëngjesit të së enjtes me të dy skuadrat që kanë nevojë për fitore për ta stabilizuar veten në kreun e konferencave perspektive, kur ka mbetur edhe pak para përfundimit të sezonit të rregullt.
Dueli mes tyre luhet mëngjesin e së enjtes dhe transmetohet me fillim nga ora 02:00 në Art Sport 1.
Phoenix aktualisht për habinë e të gjithëve mban pozitën e parë në renditjen e perëndimit, teksa është skuadra me rekordin më të mirë në të gjithë ligën e NBA.
Ata kanë deri më tani 46 fitore dhe 18 disfata kur kanë ngelur vetëm edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit.
Nga ana tjetër në numër të njëjtë ndeshjesh të zhvilluara skuadra e Atlantës ka 35 fitore dhe 30 disfata dhe është e pesta në lindje.
Kjo do jetë ndeshja e 132-të mes këtyre dy skuadrave, derisa deri më tani 74 janë fitoret e Suns ndërsa 57 sosh të Hawks.
Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:
Paul, Booker, Bridges, Craig, Ayton
Atlanta, 5-shja e mundshme startuese:
Young, Bogdanoviq, Gallinari, Collins, Capela
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.