Në “Kosova Today”, u diskutua edhe ndeshja e sotme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në Bazel.
Gazetari dhe drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, foli rreth mundësive të 11-shes shartuese të Kosovës ndaj Zvicrës, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Sadiku tha se sonte pritet të ketë më shumë shqiptarë sesa zviceran në stadium.
Këngëtari dhe apasionanti i futbollit, Blero Muhamerri tha se sonte pritet një lojë e flaktë.
“Mendoj se Zvicra është pak më e fortë se na, dhe se do të jep të gjithën sonte”, tha tutje ai.
E sipas Albert Bunjakut, Kosova ka të drejtë nëse mendon se do të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme.
Kosova dhe Zvicra përballen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=_9h0TxP6sjA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.