Xhiro e 20-të e Procredit Superligës në basketboll na sjell ndeshje interesante të cilat do të transmetohen në kanalet Sport të platformës Artmotion.
Kjo xhiro nis të shtunën me ndeshjen e parë e cila zhvillohet në Gjakovë, ku Vëllaznimi mirëpret Sigal Prishtinën me fillim prej orës 17:00, ndeshje e cila transmetohet në Sport2.
Teksa me fillim prej orës 19:30, në Suharekë, Ylli i bën konak Borës, ndeshje e cila po ashtu shkon direkt në Sport2.
Të dielën, është rezervuar derbi i javës i cili luhet në “Sezai Surroi”, Bashkimi pret Go+ Pejën. Kjo sfidë luhet prej 17:00 dhe transmetohet në kanalin Sport2. Kjo xhiro mbyllet me kampionët aktual, Trepçën të cilët presin në Minatori, skuadrën e Rahovecit 029. Kjo sfidë luhet prej 19:30 dhe transmetohet direkt në Sport2.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.