Ballkani e ka rikthyer sërish epërsinë në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Bernard Karrica realizoi nga penalltia në minutën e '82-të, për rezultatin 3-2, raporton Klankosova.tv.
Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutin e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë.
Por kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij.
5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Basa i kaloi “Skifterat në avantazh.
Vendasit u rikthyen sërish në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar ezultatin në 2-2 me anë të brazilianit Ribeiro, teksa Bernard Karrica me golin nga penalltia, riktheu sërish suahrekasit në epërsi
Aktualisht, “Xhebrailat” udhëheqin renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” gjenden në zonën e rrezikut, me 12 pikë.
Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën.
Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
[caption id="attachment_2408648" align="alignnone" width="2000"]

Xhiro e njëmbëdhjetë e Albi Mall Superligës, direkt në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.