Lajmet e fundit

Sot Trepça 89 do të përballet me Gjilanin në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe do të transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion.
Kujtojmë se deri tani Gjilani ka luajtur në 12 ndeshje, pesë prej të cilave kanë përfunduar me fitore, katër me humbje dhe tri me barazim. Ndërkaq, Trepça 89 ka pasur 10 ndeshje, dy prej të cilave kanë përfunduar me fitore, katra me humbje si dhe katra me barazim.