Lajmet e fundit

Turqia dhe Kosova do të përballen sot në orën 18:00 në sfidën që është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror "Rusi 2018".
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri të Antalyas, i cili ka një kapacitet prej 32 mijë vendesh. Federata e futbollit të Turqisë ka vendosur që në çdo stol të ketë nga një flamur kombëtar të Turqisë.
Në këtë mënyrë gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas do të mbajnë edhe flamurët kombëtarnë duar duke krijuar një atmosferë spektakolare.
Ndërkohë që shumë tifozë nga Kosova kanë udhëtuar për të përkrahur Kosovën ditën e sotme.