Lajmet e fundit

Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.
Biletat janë shitur të gjitha ku do të jenë të pranishëm mbi 13 mijë shikues, 700 prej tyre do të jenë nga Zvicra.
Dardanët dhe Helvetikët janë në grupin I, me këta të fundit që prijnë me 10 pikë nga katër takime.
Ndërkohë, Kosova pozicionohet në vendin e pestë me tri pikë nga katër takime.
Ndryshe, kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova.