Lajmet e fundit

Sipas të gjitha gjasave minutat e luajtura ndaj Rumanisë janë të fundit me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për Lorik Canën.
Kapiteni i kuqezinjve pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares duke e përjetuar pjesëmarrjen në Europian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive. Gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë në Supersport Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij, shkruan SuperSport.al