Trajneri i futbollit, Bilbil Sokoli, ka folur për ndeshjen që pritet të zhvillohet nesër mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka thënë se kjo është një ndeshje historike dhe se duhet që Kosova të jetë e përgatitur mirë para ekipi maqedonas për shkak se ka mungesë tre lojtarë siç është Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani
"Dihet para rëndësia e ndeshjes, kjo është një ndeshje historike, që ju takon djelmoshave për rezultatet që kanë treguar gjatë këtyre tre viteve, kanë treguar se janë në formë të mirë".
"Jemi në situatë kur ekipi nuk është i kompletum, mungon pjesa e lojtarëve më cilësore në përbërjen tonë, aty është Rashica, Muriqi dhe Rrahmani dhe këto janë kokë qarjet për shtabin teknik".
"Në mungesë të tyre do të jenë futbollistët që do ta kompensojnë mungesën e tyre me angazhim maksimal, dhe shpresojmë se do të tregohet lojë cilësore, ku kryekëput do të vendos strategjia në këto momente, sepse përball është një kundërshtar shumë cilësorë".
"Mungesa e Muriqi që ka pasë formë të mirë, Rashicës vërtetë ka qenë lojtar shumë vendimtar në shumë ndeshje dhe Rrahmani sipas mendimi tim ka qenë shtyllë e mbrojtjes, sipas mendimit tim këto mungesa janë vështirë të zëvendësueshme".
"Vështirësitë janë të mëdha për shtabin teknik t'i gjejnë zëvendësimet, për shkak se këta lojtar kanë qenë bartësit kryesor të lojës tonë më të merituarit për suksesin ndoshta në vitet e fundit".
Sokoli deklaroi se është optimist për Kosovën në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.
"Kjo është një ndeshje vendimtare dhe kur është e tillë gabimet nuk falen, eksperimentet nuk tolerohen. Kosova është e detyruar me këto zëvendësime me i ngjarë ndoshta zëvendësimeve të eksperimentit".
"Në këto ndeshje historike do të vendos faktori psikologjik, karakteri i ekipit, motivi, po të ishin këta tre futbollistë në ekipin tonë do të ishim më optimist para zhvillimit të kësaj ndeshje, jam optimist se do të ketë prezentim të suksesshëm para Maqedonisë së Veriut".
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.