Kanë mbetur edhe pak minuta para se të fillojë ndeshja basketbollistike ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Islandës, e cila është e rëndësishme për fazën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2023.
Gazetari i sportit Jon Ajeti në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ka bërë të ditur se tashmë radha është e gjatë për të hyrë në sallën ku do të zhvillohet ndeshja në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ai gjithashtu i ka intervistuar disa nga tifozët e Dardanëve të cilët kanë thënë se presin vetëm fitore.
“Presim vetëm fitore - pas shumë rezultateve jo të mira, natyrisht se presim fitore”.
Kjo ndeshje e cila fillon nga ora 19:00, do të transmetohet direkt në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0i49OiSfn18
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.