Lajmet e fundit

Ndeshja e nesërme ndaj Tottenham Hotspur do të jetë kruciale për të ardhmen e Jose Mourinho në Manchester United.
Asgjë tjetër përveq fitores nuk do të mund t'i bindë pronarët e klubit se dikur i ashtuquajturi ''The Special One'' është njeriu i duhur për të ardhmen e Djajve të Kuq.
Pas pensionimit të legjendës Alex Ferguson,Mourinho konsiderohej si njeriu i vetëm që do të mund të ringjallte Manchester-in por që nga ardhja e tij në Old Trafford në vitin 2016,ai nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë.
Përgatitjet për sezonin e ri dhe fillimi i tij ishin të përcjellur me një varg kritikash për portugezin nga pronarët e klubit dhe lojtarët më të mirë të ekipit.
Ndeshja Manchester United-Tottenham Hotspur zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, transmeton Klan Kosova.