Sot do të luhet xhiroja e fundit në Bundesliga 2, ku do të vendoset edhe për skuadrën tjetër që sezonin e ardhshëm do të inkuadrohet në Bundesliga 1.
Hamburgu, ku luan futbollisti i Kosovës Emir Sahiti, edhe zyrtarisht është pjesë e ligës më elitare të futbollit gjerman.
Kjo skuadër u konfirmua pas fitores 6:1 ndaj Ulmit dhe siguroi rikthimin pas 7 vjetësh jashtë saj.
Ndërsa mundësi e madhe është edhe për Elversbergun e Fisnik Asllanit, e cila ka ndeshjen ndaj Schalkes dhe i duhet fitorja që të ngritet në Bundesliga apo të arrijë play-offin ndaj Heidenheimit.
Po për të arritur këtë i duhet që Kolni, të humb ndeshjen në shtëpi ndaj Kaiserslauternit.
Të gjitha këto ndeshje priten të zhvillohen në orën 15:30.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.