Lajmet e fundit

Përveç Elbasanit, edhe në Tiranë do të merren masa sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Policia e Tiranës ka shpërndarë për mediat një deklaratë për shtyp, ku kërkon ndër të tjera edhe sensibilim nga ana e qytetarëve.
Kështu më datë 7-8 Tetor 2015, Policia e Tiranës për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv Shqipëri-Serbi, ka ndërmarrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore:
Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore:
Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07 Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skënderbej” do të qëndrojë i bllokuar.
Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe rrugët dytësore, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do të lejohet kalimi i këmbësoreve pranë Hotel “Sheraton” dhe Universitetit të Arteve, si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”.
Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.
Në datë 08 Tetor 2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
Drejtoria e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara, si dhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për të mbërritur në qytetin e Elbasanit.
Ky është një njoftim sensibilizues, njoftim më të plotë mbi masat e marra do të nxjerrë Drejtoria e Policisë Shtetit ditën e nesërme./Mapo.al