Pikërisht ndeshja e 100-të për Zvicrën e Granit Xhakës ishte e veçantë. Kjo pasi që ai luajti kundër Kosovës, vend nga ku e ka edhe prejardhjen. E pas ndeshjes atij iu bë një befasi e madhe në shtëpi nga gruaja dhe dy vajzave të saj. Graniti është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë. Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë. Të martën Zvicra dhe Kosova luajtën 1:1 në miqësoren që u zhvillua në Zurich në stadiumin "Letzigrund". ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAalbertEditorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter