Ndërtimi i një statuje me imazhin e nënës së tyre, princeshës Diana është urdhëruar nga Princi William dhe vëllai i tij Harry, në afrim të 20-vjetorit të vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris, transmeton Klan Kosova.
Dy princat thanë se "është koha e duhur për të njohur ndikimin e saj pozitiv" me një statujë të përhershme.
Skulptura do të ngrihet jashtë pallatit Kensington, ish-residenca e “Lady Di” ku princi William, bashkëshortja e tij, Kate dhe fëmijët e tyre George dhe Charlotte jetojnë tashmë.
Stauja do të jetë monumenti i katërt londinez dedikuar princeshës Diana dhe do të vendoset në afërsi të memorialit përkujtimor të Dianas ndërtuar në Hyde Park.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.