Lajmet e fundit

Sot në moshën 32 vjeçare ka ndërruar jetë ish-portieri i Sunderland, West Brom, Manchester City dhe Ipswich, Marton Fulop pas përballjes me një sëmundje të rëndë.
Fulop është larguar nga futbolli në vitin 2013 pasi u diagnostifikua me tumor, por që më pas u kthye të luajë në Asteras Tripoli.
Hera e parë kur ai ka luajtur në Angli është viti 2004 për Tottenham Hotspur, atëherë kur ky klub drejtohej nga Martin Jol, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka qenë pjesë e formacionit të përfaqësueses së Hungarisë, ndërsa ka debutuar në vitin 2005.