Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare këngëtarja e njohur me origjinë spanjolle, Montserrat Caballé.
Fillimisht ajo kishte fituar njohje ndërkombëtare duke kënduar si soprano nëpër sallat e operës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo gjatë vitit 1987, ajo arriti të fitoi një audiencë të re, kur linçoi një duet me ikonën e muzikës Queen, Freddie Mercury, e cila u bë kënga e Olimpiadës Verore e vitit 1992.
Gjendja shëndetësore e Caballé nuk ka qenë e mirë pasi që gjatë vitit 2012 ajo ka pësuar një sulm në tru edhe ka qenë duke qëndruar e shtrirë në një spital të Barcelonës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.