Lajmet e fundit

Ish-trajneri i Bayer Leverkusen, Sascha Lewandowski ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare, shkruan SkySports.
Lewandowski ka vdekur të mërkurën, shkruan në një njoftim të klubit Union Berlin, të cilët nuk kanë treguar për shkaktarin e vdekjes.
Ai kishte trajnuar Leverkusenin në vitet 2012/13 dhe po ashtu shërbeu si trajner i po këtij klubi në prill të vitit 2014, transmeton Klan Kosova.