Rick Parfitt, i njohur për të qenë kitaristi i grupit Status Quo, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Familja e tij dhe menaxheri i bendit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për të shpallur lajmin e dhimbshëm. Rick vidq të shtunën në Spanjë.
“Ai vdiq në spitalin Marbella, Spanjë, si rezultat i një infeksioni të rëndë. Ai ishte i shtruar në spital që nga e enjtja në mbrëmje pasi që kishte komplikime nga një rënie e mëparshme”, thuhet në deklaratë.
“Ky lajm tragjik vjen në një kohë kur Rock ishte jashtëzakonisht në kërkim për të filluar një karrierë soli me një album dhe autobiografi të planifikuar për vitin 2017”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.