Lajmet e fundit

Ka vdekur kinematografi i famshëm i Hollywood-it Haskell Wexler, të dielën në shtëpinë e tij.
Djali i 93 vjeçarit dy herë fitues i Academy Award, Jeff kumtoi lajmin e trishtuar në faqen e tij, transmeton Klan Kosova.
“Me pikëllim të madh kam për të raportuar se babai im, Haskell Wexler, ka vdekur. Ai vdiq në mënyrë paqësore në gjumë”, shkroi Jeff.
Kur ai mori çmimin e Academy Award në vitin 1967, Haskell kishte thënë: “Shpresoj që artin tonë ta përdorim për paqe dhe dashuri”.
Haskell njihet më së shumti për punën e tij në “Who’s Afraid of Virgina Woolf” dhe “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte disa javë më parë në IDA Documentary Awards 2015 e mbajtur në Paramount Studio.