Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare këngëtari i muzikës country, Merle Haggard.
Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i tij i cili ka thënë se Haggard ka vdekur nga pneumonia, transmeton Klan Kosova.
Haggard ishte anëtar i Country Music Hall of Fame dhe ka dhjetëra albume dhe shumë hite.
Ai shkruante këngë, luante në violinë dhe kitare dhe zakonisht i këndonte “krenarisë amerikane”, rebelëve dhe njerëzve që nuk i përfillin rregullat.
Këngëtari që nga viti 2008 vuante nga kanceri në mushkëri dhe së fundmi ai i kishte anuluar turnet e tij për muajin prill për shkak të sëmundjes mirëpo ai shpresonte që do të rikthehej në maj.